Përditësimi, 27 gusht: 1 viktimë dhe 921 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Përditësimi, 27 gusht: 1 viktimë dhe 921 raste të reja me COVID-19

Një qytetar ka ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 921 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri sipas Ministrisë së Shëndetësisë të premten.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 8311 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 96 të shtruar te Spitali Infektiv .

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 3103 , pasuar nga Shkodra me 1415 dhe Vlora me 778 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 376 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>