Përditësimi 30 prill: 108 raste të reja dhe 5 humbje jete

Nga Exit News
Përditësimi 30 prill: 108 raste të reja dhe 5 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se janë regjistruar 108 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.  Po ashtu janë kryer 2808 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (30 Prill 2021)

Raste të reja ditore        108

Të shëruar në 24 orë      732

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore                2808

Testime totale             635,709

Raste pozitive             131,085

Raste të shëruara         109,338

Raste Aktive                 19,353

Humbje jete                  2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15696

Fier     1391

Durrës  304

Shkodër  512

Korçë    378

Gjirokastër  292

Vlorë    261

Elbasan  129

Kukës    115

Dibër   102

Berat    103

Lezhë   70

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>