Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 8 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95 600 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç.
Statistika (07 Prill 2021)
Raste të reja ditore 256
Të shëruar në 24 orë 565
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2538
Testime totale 577,591
Raste pozitive 127,192
Raste të shëruara 95,600
Raste Aktive 29,301
Humbje jete 2291
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20738
Fier 2560
Durrës 1226
Gjirokastër 1224
Shkodër 1030
Vlorë 721
Korçë 729
Kukës 345
Dibër 338
Elbasan 246
Lezhë 103
Berat 41