Përditësimi 8 prill: 317 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 8 prill: 317 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë infektuar 317 persona dhe kanë humbur jetën 6 persona. MSH tha se janë kryer 3024 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore        317

Të shëruar në 24 orë     529

Të shtruar në spitale      247

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                3024

Testime totale            580,615

Raste pozitive             127,509

Raste të shëruara         96,129

Raste Aktive                 29,083

Humbje jete                  2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20608

Fier      2541

Durrës  1205

Gjirokastër  1205

Shkodër  1021

Vlorë     707

Korçë   719

Kukës    344

Dibër    338

Elbasan  254

Lezhë     102

Berat    39

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>