Përditësimi 9 dhjetor: 752 raste të reja dhe 15 viktima

Nga Exit News
Përditësimi 9 dhjetor: 752 raste të reja dhe 15 viktima

752 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 45 188.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 15 persona: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23 072 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Sipas njoftimit të ministrisë janë kryer 2 620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 752
Të shëruar ne 24 orë 545
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2.620

Testime totale 211.123
Raste pozitive 45.188
Raste të shëruara 23.072
Raste Aktive 21.165
Humbje jete 951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11458
Fier 1600
Durrës 1341
Korçë 1124
Vlorë 1121
Shkodër 945
Elbasan 822
Lezhë 776
Berat 764
Gjirokastër 509
Kukës 441
Dibër 264

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>