Përditësimi Covid-19, 5 prill: 28 raste të reja, 361 në total

Nga Exit News
Përditësimi Covid-19, 5 prill: 28 raste të reja, 361 në total

28 persona të rinj, një ndër to fëmijë me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 361 të infektuar.
Të shtunën, një 80-vjeçare vdiq në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ajo u shtrua në spital më 4 prill, dhe për shkak të gjendjes së rënduar ishte i pamundur transportimi i saj në Tiranë.

Ndërsa një tjetër paciente, 80 vjeç nga Vlora, me Covid-19 u doli të shtunën nga Spiatli Infektiv.

Mes të prekurve të rinj, sërish 2 persona janë në Shkodër, anëtarë të tjerë të dy familjeve nga Kirasi dhe Dobraçi.

Në informimin e përditshëm ISHP njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër.

Në total janë testuar 2396 raste, dhe janë konfirmuar 361 raste ku:

– 361 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 104 janë shëruar,
– 20 kanë vdekur,
– 64 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 71 persona janë të shtruar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 174 persona; 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 36 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;

— Në Fier: 25 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 10 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 36 person;

— Në Lezhë: 14 person;

— Në Has: 9 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,

— Në Berat: 1 person,

— Në Krujë: 5 persona,

— Në Tropojë: 4 persona,

— Në Pukë: 4 persona,

— Në Mirditë: 3 person.

Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>