15 viktima nga tërmeti, dhjetëra persona ende nën rrënoja

Nga Stafi Exit
15 viktima nga tërmeti, dhjetëra persona ende nën rrënoja

Tërmeti 6.3 ballë, i cili goditi vendin sot në orën 3:50 të mëngjesit ka shkaktuar 15 viktima, ndër to dy fëmijë. Dhjetra persona ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Rreth 600 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës. 41 persona janë shpëtuar nga rrënojat. Qytetet më të prekura janë Durrësi dhe Thumanë.

Në Durrës nga shembja e 3 pallateve dhe 3 hoteleve kanë humbur jetën 7 persona dhe dhjetra janë nën rrënoja:

Një viktimë në Hotelin Vila Palma; një viktimë nga shembaj e Hotelit Miamare; një viktimë tek Kavaleshenca; katër viktima në zonën e Kënetës, një viktimë nga shembja e pallatit 6 katësh. Ndërkohë vazhdon operacioni i kërkimit dhe shpëtimit të personave nën rrënojat e një vile të shembur në zonën e Kënetës.

Në Kurbin kanë humbur jetën 2 persona, një prej tyre u hodh nga ballkoni si pasoje e panikut, dhe një person humbi jetën në një aksident automobilistik si pasojë e çarjes së rrugës.

Në Thumanë kanë humbur jetën 5 persona si pasojë e shembjes së 3 pallateve. Policia po vazhdon operacionin e kerkim-shpëtimit për tre familjet, ende nuk dihet numri i saktë i personave, të ndodhura nën rrënojat e një pallati të shembur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>