Përdorimi i gazit nga Policia—Fëmijë e të moshuar ndër të lënduarit

Përdorimi i gazit nga Policia—Fëmijë e të moshuar ndër të lënduarit

Dhjetra mijëra qytetarë manifestuan dje kundër kapjes së shtetit nga korrupsioni. Kjo është protesta e pestë në një muaj që qytetarët dhe opozita manifestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Manifestimet nisën pasi u provua se kryebashkiaku socialist Dako kishte përdorur bandat kriminale për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të 2017.

Qytetarët u mblodhën paqësisht në dy vende — përpara godinës së Kryeministrisë dhe përpara Parlamentit. Protesta në përgjithësi ishte paqësore përveç disa shtyrjeve dhe përleshjeve në afërsi të zonës së Parlamentit.

Policia reagoi ndaj qytetarëve duke përdorur në mënyrë “eksesive” gazlotsjellës. Të pranishmit dëshmuan se sasia e gazit të përdorur ditën e shtunë ishte më e madhe se sa çdo herë tjetër, pavarësisht se turma nuk përbënte asnjë kërcënim dhe nuk po kryente asnjë akt vandalizmi.

Ndër personat e lënduar ishte një vajzë e vogël e cila përfundoi në spital për të shkak të probleme me frymëmarrjen dhe djegien e syve, dhe një grua 74 -vjeçare. Gruaja u shpreh për Exit.al se ajo ndodhej pas turmës së protestuesve dhe sërisht ajo dhe nusja e saj u prekën nga gazilotsjellës, ndërsa personat që ishin më afër turmës patën lëndime më të rënda.

Një grua tjetër shpjegoi se si ajo shkoi të ndihmonte një vajzë të vogël e cila pati probleme me frymëmarrjen, në kohën kur policia përhapi sasi të mëdha gazilotsjellës. Ajo u shpreh se:

“Nuk mund të merrja frymë nga gazi i lëshuar në ajër, e kisha të pamundur të merrja frymë, ishte e tmerrshme. Pati një moment kur me të vërtet mendova se do të vdisja”.

Gazilotsjellës kategorizohet si armë kimike. Pavarësisht se përdorimi i tij është i ndaluar në zonat ndërkombëtare të luftës, ai vazhdon të përdoret mbi qytetarët. Madje, përdorimi i gazitlotsjellës nga Presidenti Emmanuel Macron u quajt si përpjekje e dëshpëruar e tij për të shpërndarë protestën e “jelek verdhëve”.

Përdorimi i armëve kimike për të shpërndarë turmën kritikohet masivisht, ndërsa teknikat e tjera si kontrolli i turmës dhe përdorimi i ujit preferohen më shumë në shpërndarjen e turmës. Por, policia nuk përdori asnjë nga këto metoda dje, përpara se të përhapte gazin lotsjellës, pa dallim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe direkt mbi turmën, duke lënduar qindra qytetarë civil.

Efektet anësore të gazit si problemet me frymëmarrjen dhe dhimbjen, irritimin e lëkurës, gjakderdhjen dhe vërbërimin. Madje efektet anësore të shkatuara nga bombolat dhe nga gazilotsjellë mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme deri në vdekjen e personit të dëmtuar.

Personat të cilët vuajnë nga asma apo nga probleme të tjera shëndetësore kanë rrezikshmëri më të lartë. Çdokush që u prek nga gazi sot këshillohet të paraqitet pranë mjekut nëse përjeton efekte anësore të gazit.

Në përgjigje të protestës së sotme, e cila mendohet të jetë një nga më të mëdhatë deri më tani, Kryebashkiaku Veliaj i quajti protestuesit  “bullizëm primitivë” dhe u shpreh se ato nuk janë qytetarë te vërtetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>