Perëndimi bën apel për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

Nga Exit News
Perëndimi bën apel për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar i bënë thirrje Izraelit dhe Palestinës të ulin tensionet, pas javës së trazirave, sipas një raportimi nga BBC.

Të hënën dhuna e ditës të fundit u përshkallëzua kur militantët palestinezë hodhën raketa drejt Jeruzalemit.

Ushtria izraelite u përgjigj duke zhvilluar sulme ajrore gjatë gjithë natës, kundër vendqëndrimeve militante në Rripin e Gazës.

Autoritetet palestinezë në Gaza deklaruan se nga sulmet kishin humbur jetën 22 vetë, përfshirë edhe nëntë fëmijë.

Ndërkohë, Izraeli raportoi se ishin vrarë rreth 15 anëtarë të grupit Hamas që sundon Gazan.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” dhe se Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.

Hamas kërcënoi me sulm pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshje me policinë izraelite.

Tensionet mes palëve ishin ndjerë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit, për shkak të masave kufizuese.

Ato u nxehën më tej pasi një gjykatë vendosi shpërnduljen e disa familejeve palestineze, për të bërë vend për kolonë hebrenj.

Vendimi u bë shkak për nisjen e përleshjeve të premten në xhaminë “Dome of Rock”, ku ngelën 213 persona të plagosur.

Ato vijuan ditën tjetër në qytetin e vjetër në Jeruzalem, ku u plagosën 90 protestues të tjerë.

Ndonëse Gykata e Lartë e Izraelit vendosi të dielën shtyrjen e vendimit të shpërnguljes së familjeve palestineze,  festimi i Ditës së Flamurit të Jeruzalemit ringjalli pakënaqësi të reja te palestinezët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>