Disa përfaqësues të Aleancës për Teatrin kanë paditu në Prokurorinë e Posaçme Antikorurpsion, SPAK ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca. Ata e akuzojnë ambasadorin për ndërhyrje të paligjshmë në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Adriana Kalaja në një deklaratë për median, të hënën, u shpreh se:
“Ambasadori i BE-së Luigi Soreca për në bashkëpunim me Erion Veliaj ka ushtruar ndikim të paligjshëm në GJK në lidhje me çështjen e Teatrit. Ashtu sikurse e kemi denocuar më 16 qershor, në GJK u paraqit Soreca në një takim pa protokoll, të pa bërë publik, i cili u mbajt i fshehtë, dhe Soreca u largua nga ambjentet e pasme”.
Këta përfaqësues e kanë akuzuar edhe më parë Ambasadorin Soreca në lidhje me këtë takim. Këto akuza u hodhën poshtë nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, të cilët paralajmëruan edhe paditje për shpifje ndaj përfaqësuesve të Aleancës.
Gjykata Kushtetuese vendosi në fillim të korrikut, shpalljen e antikushtetues të kalimit të truallit të Teatrit drejt Bashkisë Tiranë dhe ligjin e ndërtimit të godinës me PartneritetPublik Privat.
Gjykata nuk morri në shqyrtim vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës, duke u shprehur se ky shqyrtim është kompetencë e Gjykatës Administrative.