Përfaqësuesi i OSBE-së për median: Pandemia përkeqësoi problemet e medias

Nga Exit News
Përfaqësuesi i OSBE-së për median: Pandemia përkeqësoi problemet e medias

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir paralajmëroi se liria e shtypit vazhdon të kërcënohet në shumë vende brenda rajonit të OSBE-së.

Pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar problemet që shqetësonin më parë median, duke përfshirë vështirësitë ekonomike me të cilat përballen shumë prej tyre.

Në raportin e tij dyvjecar pranë Këshillit të OSBE-së, që përfshin periudhën nga 1 nëntori 2019 deri në 2 korrik 2020, Desir vuri në dukje 132 raste në të cilat ai ndërhyri ku rrezikohej siguria fizike e gazetarëve, si dhe 200 raste ku ishte në rrezik siguria e tyre ligjore.

Në lidhje me Shqipërinë, Desir u përqëndrua në të ashtuquajturën “paketa kundër shpifjes” të qeverisë Rama dhe rekomandimet e tij për të modifikuar ligjin për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të shprehurit.

Raporti i OSBE-ës gjithashtu vuri në dukje që qeveria ishte e përfshirë në përpjekjen për të mbyllur RTV Ora me justifikimin e shkeljeve të masave kufizuese kundër Covid-19. Raporti theksoi standardin e dyfishtë të përdorur nga qeveria duke shkruar se “media të tjera kishin marrë vetëm një paralajmërim dhe asnjë gjobë në situata të ngjashme.”

Desir inkurajoi fuqimisht shtetet që të ofrojnë mbështetje financiare gjithëpërfshirëse për median. Humbjet e të ardhurave vijnë kryesisht si rezultat i humbjes së reklamave, veçanërisht gjatë pandemisë.

Tashmë plotë media rrezikojnë të falimentojnë dhe lënë mijëra gazetarë pa punë.

Falimentimi ndikon jo vetëm tek gazetarët, por kërcënon dhe pluralizmin mediatik, ndërsa publiku rrezikon të humbasë burime të besueshme informacioni.

“Kjo është një emergjencë demokratike,” paralajmëroi Desir.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>