Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji e kundërshtoi propozimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi për vendosjen e emrave të kandidatëve për deputet në fletën e votimit. Në mbledhjen e KQZ-së, ai argumentoi se në fletën e votimit për Tiranën do të duhet të vendosen 500 emra.
Salianji kërkoi vendosjen në fletën e votimti vetëm emri i partisë politike dhe emri i kryetarit të parties, ndërsa kandidatët të përfaqësohen me numra. Ai tha se modeli i fletës së votimit propozuar nga Celibashi do të ndikojë në procesin e votimit dhe numërimit:
“Nëse ne do të numërojmë fletën me emra do të jetë e pamundur të numërohet. Vonesa në votim dhe në numërim të sjell radhë, dhe kjo shkakton ose shmangie të votimit ose përhaoje të infektimit”.
Salianji shtoi se ky model cënon të drejtën për numërimin e votave për 10 subjekte zgjedhore që kanë vetëm vëzhgues. Ai kërkoi rishikimn e vendimarrjes duke marër parasyesh edhe procesin e numërimit.