Përfaqësuesit e PD-së sulmohen nga punonjësit e landfillit të Sharrës

Nga Exit News
Përfaqësuesit e PD-së sulmohen nga punonjësit e landfillit të Sharrës

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi janë ndaluar dhe sulmuar, të dielën, nga punonjësit e kompanisë private që menaxhon landfillin e Sharrës.

një konferencë për shtyp, Këlliçi tha se bashkë me Zhupën shkuan sot në Sharrë ‘për të denoncuar aferën korruptive dhjetra milionëshe euro e cila rëndon xhepat e taksapaguesve të Tiranës’.

Këlliçi tha se dhjetra punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.

Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>