4 persona u arrestuan dhe 8 persona u shpallën në kërkim të enjten për përfitimin e 4 milionë eurove përmes mashtrimit me pagesa në postën elektronike.
Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj në një konferencë për shtyp njoftoi se:
Personat e përfshirë kishin ngritur 17 kompani fiktive, të regjistruara në QKB. Përmes këtyre kompanive, ata përfitonin pagesa nga qytetarët të ndodhur në 9 vende të botës si Shba, Gjermani, Angli, Turqi, Belgjikë, Zvicër, Finlandë, Lituani dhe Filipine.