
Përfaqësues të koalicionit opozitar u takuan sot për më shumë se 2 orë në selinë e Partisë Demokratike.
Lulzim Basha, kryetar i PD-së, Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së, Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, Fatmir Mediu, kryetar i PR-së diksutuan për draft marrëveshjen e shpallur dje nga ambasadorja amerikane Yuri Kim pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik, në rezidencën e kësja të fundit.
Pas përfundimit të takimit, ata nuk kanë bërë asnjë deklaratë për median.
Dje, Zoti Basha tha se vetëm një çështje ka mbetur pa u zgjidhur. Ndërsa, Ambasadorja Kim njoftoi se u arrit një draft marrëveshje dhe “tani topi ëshët në fushën” e Bashës.