Përfundimet zyrtare të Keshillit Evropian: Hapja e negociatave do të riduskutohet përpara Majit 2020

Përfundimet zyrtare të Keshillit Evropian: Hapja e negociatave do të riduskutohet përpara Majit 2020

Këshilli Evropian lëshoi vetëm një koment të thatë mbi hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dokumentin e përfundimeve të mbledhjes së Këshillit më 18 tetor 2019.

Në dokumentin e përfundimeve, Këshilli shkruan se “Këshilli Evropian do të rimarrë në shqyrtim çështjen e zgjerimit përpara samitit Maj të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE-Ballkan Perëndimor.

Dje, Franca, Hollanda, Danimarka dhe Spanja bllokuan hapjen e negociatave me Shqipërinë. Hollanda, Danimarka dhe Spanja u shprehën se hapja e bisedimeve me Shqipërinë është e parakohshme, sepse ul zhvillimin e reformave në vend.

Ndërsa, Presidenti francez Macron kërkoi zgjidhjen e problemit të emigracionit dhe plotësimin e kushteve të tjera të vendosur nga Komisoni, përpara hapjes së bisedimeve me Shqipërinë. Ai i kërkoi Komisionit të reformojë thellë mënyrën e procesit të hapjes se bisedimeve.

Këshilli Evropian, gjithashtu, në përfundimet e miratuara dje dënoi ashpër veprimet e njëanshme ushtarake të Turqisë në Siri, të cilat kanë shkatuar vuajtje njerëzore, ka kërcënuar sigurinë e BE-së dhe luftën kundër Daesh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>