Përfundoi ndërtimi i linjës se interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë

Përfunduan punimet për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 KV midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë inagurimit të linjës së interkonjeksionit, Kryeministri u shpreh se së shpejti do të krijohet edhe bursa energjisë, ku Kosova dhe Shqipëria do të jenë sëbashku.

 Nuk është i lehtë, por vlen të nënvizohet se krijimi i kësaj burse shqiptare të energjisë elektrike do të na japë mundësinë që të operojmë në mënyrë të përbashkët burimet dhe rrjetin e energjisë.” – u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri Rama tha se do të filloi një investim i ri për ndërtimit e autostradës energjitike me Maqedoninë.

Kjo autostradë e re që fillon me Maqedoninë, pritet të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të mundësojë lidhjen e Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë me Shqipërinë dhe më tej me Italinë dhe Evropën Qendrore.” – tha Kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>