Gjyqi ndaj dy veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të nisë së shpejti, pasi të premten gjykata e Hagës caktoi gjyqtarët që do të vendosin për çështjen.
Presidentja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova caktoi gjyqtarët Charles Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor (rezervë) në panelin që do të gjykojë çështjen ndaj dy ish-luftëtarëve.
Caktimi i panelit vjen pasi prokurorët mbyllën dosjen me akuza kundër Gucatit dhe Haradinaj në periudhën e gjyqit paraprak. Dosja me akuza dhe prova tani do t’i dërgohet panelit të ri të gjyqtarëve, të cilët do të përcaktojnë afatet që palët të paraqesin pozicionin e tyre përpara nisjes së gjyqit.
Hysni Gucati and Nasim Haradinaj akuzohen se kanë shkelur ligjet e Kosovës për këtë gjykatë, pasi ka botuar informacion të mbrojtur me ligj. Në shtator 2020, persona të panjohur dorëzuan në disa raste në zyrat e tyre dosje të çësthjeve nën hetim nga prokurorët që po hetonin krimet e mundshme nga luftëtarë të UÇK-së gjatë luftës kundër Serbisë në vitet 1998-1999.