Ka përfunduar afati për aplikimin për zëvendësimin e vendeve bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas Shqiptarja.com, kanë aplikuar 5 prokurorë për këto vende. Kandidatët janë 2 nga prokuroria e Vlorës, 1 nga Durrësi, 1 nga Berati e një nga Tirana.
Me 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën pë zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.
Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.
Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.
Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.
KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).