Përfundon intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së në prokurorinë e Hagës

Nga Exit News
Përfundon intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së në prokurorinë e Hagës

.Agim Çeku, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u morr në pyetje, të hënën, në selinë e Prokurorisë Speciale në Hagë. Avokati i tij nuk komentoi pas perfundimit të seancës.

Ai dyshohet se ka kryer krime ndaj civilëve gjatë luftës së Kosovës.

Më herët Çeku ka deklaruar se drejtuesit e UÇK-së nuk kanë bërë krime dhe se lufta e tyre për pavarësinë e Kosovës ka qenë e pastër.

Që pas fundit të luftës, në Kosovë janë ngritur pretendime të ndryshme për krime lufte nga UÇK-ja. Në fillim këto pretendime i mori në shqyrtim administrate e Kombeve të Bashkuara, UMNIK; më vonë misioni i posaçëm i BE-së për siguri dhe drejtësi EULEX.

Vitet e fundit këto pretendime po shqyrtohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, të njohur ndryshe si Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>