Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, pas 30 minutash. Në këtë mbledhje morën pjesë kryeministri Rama, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi.
Ndërkohë PD e Lsi refuzuan të merrnin pjesë në takimin e sotëm.
Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar gjatë mbledhjes dhe pse përfundoi për 30 minuta.
Pas mbledhjes, deputetja Rudina Hajdari deklaroi së është për hapjen 100 përqind të listave. Ajo pohoi se opozita jashtëparlamentare duhet të ishte pjesë e takimit të sotëm.
“‘Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që kanë mbështetur parimin, duhet që listat të happen 100%, dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli.’’