Mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën jashtëparlamentare propozimet e saj, vetëm pasi të miratojë ndryshimet kushtetuese në 30 korrik.
Këtë qëndrim njoftoi përfaqësuesi socialist në Këshill, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes pa rezultat.
Por opozita jashtëparlamentare pranon të diskutojë për hapjen e listave me kushtin që të mos preket formula kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve, që në fakt ndryshohet nga amendamentet e PS.
Përfaqësuesi demokrat në Këshill, Oerd Bylykbashi tha se kishte kërkuar qëndrimin politik të mazhorancës për këtë propozim, por Gjiknuri refuzoi.
Deputetja Rudina Hajdari e quan fitore pranimin në parim të hapjes së listave nga të gjitha palët politike pavarësisht mungesës së dakordësisë mes palëve.