Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik

Nga Exit News
Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Këshillit Politik mes përfaqësuesve të PD, LSI, PS dhe grupit demokrat.

Tema e takimit të sotëm ishte kërkesa drejtuar OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, për të cilën palët nuk kanë gjetur konsensus.

Damian Gjiknuri deklaroi se opozita duhet të vijë me një model europian të hapjes së listave dhe të koalicioneve.

Në një komunikim me gazëtarët, Gjiknuri u shoreh se drejt OSBE/ODIJR duhet të shkojmë me një produkt europian:

” Nëse dëshirojnë konsensus: Hajdeni me produkt, po ta lëmë të zgjedhësh, merr një model të një ligji nga BE nëse e pranojmë ok, nëse jo i drejtohemi ODIHR, s’mund të kërkosh mendim europian me produkt ballkanik”

Ndërkohë përfaqësuesi i opozitës Bylykbashi deklaroi se opozita kërkon nënshkrimit të kërkesës për koalicionet, por nuk gjeti konsensusin e PS.

Sipas tij nëse Ps do të mbajë të njëjtin qendrim bllokon punën në Këshill e si pasojë Reformën Zgjedhore, sepse shkel një nga pikat e marrëveshjes së 14 janarit.

Ndërkohë Petrit Vasili pohoi se gjatë mbledhjes së Këshillit, Gjiknuri deklaroi se mazhoranca miraton ligjin që ju leverdis, duke theksuar se ata nuk duan hapjen e listave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>