Përfundon pa konsesus mbledhja e Këshillit Politik

Nga Exit News
Përfundon pa konsesus mbledhja e Këshillit Politik

Këshilli Politik nuk arriti një marrëveshje në lidhje me reformën zgjedhore.

Mbas mbledhjes së Këshillit, e cila zgjati 4 orë, palët nuk arritën në një marrëveshje për futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Petrit Vasili tha se “me një votim normal s’mund t’i fitojë këto zgjedhje edhe është kapur si i mbyturi pas një fije bari qe të marrë e vjedhë votat në tavolinë.”

Ndërkohë Oerd Bylykbashi tha se propozimet e opozitës në lidhje çdo propozim i opozitës është refuzuar.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit të opozitës, ne jemi përballur me refuzim të çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. Deri më sot opozita cdo kërkesë që ka bërë i është refuzuar nga PS, që nuk ka në interesin e saj interesin e zgjedhësve. PS në strategjinë e saj di vetëm të vjedhë”

Rudina Hajdari pohoi se as Basha dhe as Rama nuk duan të ndryshojnë sistemin. Sipas saj me këtë qëndrim, Basha po mban Ramën në pushtet sikur të ishte perandor.

Ndërkohë Damian Gjioinuri u shpreh se :

“Sot trajtuam disa cështje të tjera. Diskutuam për sistemin danez. U ra dakord që cështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të Reformës Zgjedhore. Të gjitha palët duhet të shprehen për sistemin që duan. Për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe të numërimit elektronik, por përtej dëshirës, ne i jemi drejtuar ODIHR, që na thanë se jo më shumë se ne 10 përqind  te vendit duhet shtrirë teknologjia. Ne jemi dakord edhe për më shumë se 10 përqind.“

Gjiknuri u shpreh se PS e ka vullnetin për të cuar reformën deri në fund, ndërkohë shpreson se PD “të mos hedhë në erë reformën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>