
Sot është zhvilluar seanca e parë në gjykatë për padinë e ngritur nga sindikata e kontrollorëve kundër Albcontrol për uljen e pagave.
Pas seancës, avokati i tyre, Rezart Kthupi deklaroi se kontrollorët kërkojnë pjesën e pagës së ulur që prej prillit 2020.
“Rikthimi i pagave që nga prilli i 2020 për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësore. Ishte seanca përgatitore.”
Kthupi tha se nuk ka patur asnjë negociatë me Albcontrolin gjatë gjithë kësaj periudhe por vetëm takime informuese.
Ai u shpreh se prokuroria ka ngritur akuza të padrejta ndaj kontrollorëve.