Përfundon shitja e Bankers Petroleum

Përfundon shitja e Bankers Petroleum

Bankers Petrolium, kompania më e madhe në vend, mori aprovimi nga qeveria kineze, për përfundimin e kontratës së shitjes me kompaninë kineze Geo-Jade Petrolium Corporation.

Sipas kontratës së marsit, Geo-Jade Petrolium Corporation, një ndër firmat më të mëdha private të nxjerrjes së naftës në Kinë, do të paguajë 575 milionë dollarë kanadezë (394 milionë euro) për aksionet e Bankers Petroleum.

Lajmi se Bankers Petroleum do të shitej tek kompania kineze u bë i ditur fillimisht në mars 2016.

Në fund të gushtit 2016, Bankers Petrolium fitoi gjyqin me qeverinë shqiptare, për kthimin e 37 milionë euro taksa të paguara në mënyrë të padrejtë.

Bankers Petroleum u krijua në vitin 2004 me qëllim shfrytëzimin e naftës shqiptare. Kompania fillimisht u regjistrua në Ishujt Cayman dhe pastaj u degëzua përmes disa manovrave financiare. Njëra prej kompanive të grupit është e regjistruar në bursën e Kanadasë.

Bankers ka një koncesion për shfrytëzimin e disa prej vend-burimeve kryesore të naftës në vend, përfshi zonën më të madhe naftë-mbajtëse të vendit, Patos-Marinzë.

Në vitin e saj më të mirë, Bankers ka arritur të prodhojë dhe eksportojë mbi 600 milionë dollarë naftë.

Për shkak të një marrëveshje skandaloze koncesionare, në kurriz të interesit publik, dhe manovrave financiare të kompansië, Bankers nuk ka paguar asnjëherë tatime në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>