Përfundon takimi mes Presidentit Ilir Meta, kreut të Partisë Demokraitke Lulzim Basha dhe partive të tjera opozitare. Takimi zgjati më shumë se një orë e gjysmë, pa praninë e mediave. Në të nuk mori pjesë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe nuk u shoqërua me deklarata për shtyp.
Në dalje nga Presidenca, Kryeatri i PD-së Basha tha se do të kishte deklarata për shtyp më vonë, pasi Presidenti të zhvillonte edhe takimet e tjera. Kryetari i PD-së tha se edhe partia e tij do të dilte me një deklaratë për shtyp më vonë. Nga takimet e njoftuara në media, Meta thuhet se do të takojë edhe përfaqësues të ambasadave.
Presidenti Meta e ftoi opozitën për diskutim pas përplasjes politike që Presidenti pati me mazhorancën në lidhje me zgjedhjet e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ai akuzoi për shpërdorim detyre kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtesi, Ardian Dvoranin. Presidenti tha se Zoti Dvorani me veprimet e tij ka krijuar situatë antikushtetuese me mbivendosjet e emërimeve të Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit.