Përfundon takimi Rama-Mitzotakis, asnjë reagim për çështjen e detit

Nga Exit News
Përfundon takimi Rama-Mitzotakis, asnjë reagim për çështjen e detit

Kryeministri Rama ka përfunduar takimin me kryeministrin grek Kyriakos Mitzotakis.

Përmes një postimi në Twitter, Rama falenderoi Mitzotakisin për mikëpritjen, por nuk dha detaje për temat e biseduara.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!

Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjik,” shkroi Rama.

Teksa pritej që temë e bisedës të ishte dhe çështja e detit, as Rama dhe as Mitzotakis nuk kanë reaguar për këtë.

Vizita e Ramës në Greqi vjen menjëherë pas asaj në Turqi, ku firmosi, ndër të tjera, me presidentin Erdogan dhe marrëveshjen për ngritjen e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë e Turqisë.

Po ashtu, vlen të theksohet se Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime për sa i përket konfliktit për ndërhyrjet e Turqisë në ujrat grekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>