
Vaksinimi i plotë mjekëve me të dyja dozat e vaksinës Pfizer ka përfunduar. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrat e vaksinimit në Pogradec, të hënën.
Ajo njoftoi se ka përfunduar edhe vaksinimi i arsimtarëve me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, në sistemin publik dhe privat. Ndërsa ka filluar edhe procesi i vaksinimit për policët, gazetarëve, stomatologëve.
“Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë vaksinime deri dje. Sot do të arrijmë në 200 vaksinime”, u shpreh Manastirliu.