Të gjitha pazaret kriminale Dako-Avdylaj

Të gjitha pazaret kriminale Dako-Avdylaj

Gazeta gjermane Bild ka botuar përgjimet ndërmjet kryetarit të Bashkisë së Durrësit Dako dhe drejtuesit të bandës kriminale Astrit Avdylaj i arrestuar për trafik kokaine në tetor 2018.

Nga përgjimet kuptohet se:

1— Astrit Avdylaj cakton kandidatët për deputet në Durrës

Astrit Avdylaj i telefonon Ardian Kokomanit, Kryetar i Bashkisë Shijak, për ta njoftuar se do të jetë të nesërmen në një takim me kryebashkiakun Dako, për të diskutuar se si mund të përfshijnë Ilir Ndraxhin në listën e deputetëve. Avdylaj i kërkon Kokomanit të jetë i pranishëm në takim.

Avdylaj: E di pse të mora unë? Nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit. Unë, ti, Gjushi, Iliri (Ilir Ndraxhi), vllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës. Prandaj të kam marrë sot….

Kokomani: Në orën 10 më duket se është dhe 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish futbollisti jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe të takojmë atje.

Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim, ishte dhe Juli… e kupton? Të jesh edhe ti se normal po s’ishe ti.. a më kupton?

Kokomani: Kuptoj. Titi pa merak se do jem dhe në ceremoni dhe do jem atje. Pa merak.

Më pas, në një bisedë të dytë ndërmjet Astrit Avdylaj dhe Arjan Ndraxhit, vëllai i deputetit të PS Iliri Ndraxhi, Astrit Avdylaj tregon se ka takuar Dakon dhe i ka kërkuar të vendosë në listën për deputet Ilir Ndraxhin dhe Elton Arbanën.

Nga përgjimi kuptohet se Avdylaj i ka kërkuar Dakos të vendosë në listën e deputetëve të PS-së, Elton Arbanën, Kryetar i PS-së së Shijakut dhe Ilir Ndraxhin.

Astrit Avdylaj i telefon Arjan Ndraxhit, vëllait të deputetit të PS-së Ilir Ndraxhi, dhe e pyet nëse vëllain e tij e kanë thirrur për t’i thënë se do të ishte kandidat i PS-së në Durrës. Ai tregon se ka qënë në tavolinë me Dakon, kur ky i fundit i ka premtuar se Elton Arbana do të ishte i 10 ose i 11 në listë.

Avdylaj tregon se ka nisur planin për të marrë votat në Shijak. Madje ai thotë se do të fitojnë “10 me zero” dhe do të habisin edhe vetë të “madhin” (Edi Ramën). Aktualisht, Ilir ndrazhi është deputet i PS-së në Durrës, ndërsa Elton Arbana është kandidat për kryetar të Bashkisë Shijak.

Avdylaj: Mora vetëm për të të pyetur a e ka marrë njeri në telefon.

Arjan Ndrazhi: për çfarë?

Avdylaj: Nëse e kanë marrë vëllain në telefon, apo i kanë thënë ndonjë gjë.

Arjan Ndrazhi: Jo vëlla. Ai tha se do të takohej me ty. Por ti nuk ihse dje, se luante Juvja. Ai tha se Juli ka folur dhe do takoheni nesër.

Avdylaj: Ok unë po pres. Vangjushi më tha është e mbaruar. Me kupton ca po them. E kemi në xhep. Sic i tha Eltonin me 25, ai do jetë në listë i 10-ti ose i 11-ti. Unë po punoj këtu. Nuk kam dalë në Pazar. Por kam takuar njerëz. Këdo që mund ët marrë vota. Ti e di unë kam shumë shumë. Ai lart (Edi Rama) duhet të jetë krenar për ne. Do ti japin një fitorë 10 me 0, do ta cudisim, (Edi Rama).

2— Avdylaj i bëjnë presion nënpunësve publik për të votuar për PS-në

Avdylaj i telefonon Ivo Doçit, Drejtor në Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD), Shijak, dhe i kërkon atij të bëjë një listë me nëpunësit e UKD-së, që janë mbështetës të Partisë Demokratike në mënyrë që “t’i shkundë ato”: të votojnë për Dakon, ose përndryshe do të largohen nga puna.

Ai i kërkon Docit listën me nënpunësit e institucionit për t’i bërë presion të votojnë për PS-në.

Avdylaj: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.

Doçi: I kam nda unë. I kam gati.

Avdylaj: Se ne duhet me i thirr atyre që t’i tundim nga icik. O ke puna, t’na japin votën. O të ikin të shtëpia.

Doçi: I kam gati të gjitha. Edhe kush ka hy në punë, dhe kush ka qenë. I kam kshu me kompjuter.

Avdylaj: Du t’mi qethësh.

3— Avdylajt i kërkojnë Dakos favore në hipotekë në këmbim të votave

Në një bisedë tjetër, Kryebashkiaku Dako i kërkon Astrit Avdylajt të shkoj me të në Ishëm për të takuar votuesit. Në këmbim Astrit Avdylaj i kërkon Dakos që të mbarojë ‘një punë’ për të në Hipotekë.

Ndërkohë, nga biseda del se Avdylaj, jo vetëm takohet dhe ka miqësi me drejtuesit e institucioneve publike në Durrës, por ai është shumë i afërt me Dakon, madje në një moment duket sikur ai e urdhëron Dakon.

Dako: Thuaj byrazerit unë po iki tani në Ishëm për tek ata cunat.

Avdylaj: Do ta lejm pak më vonë, se tani jam me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Këtej nga Hipoteka, po pres Anin. Ani do vij të të takoj ty drejtori apo?

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës, atëherë.

Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se sbën. Le të mbarojmë pak punë me Anin këtu. Po presim për Anin se do mbaronte punë në Bashki. Po pres këtu në drejtori, vëlla.

Avdylaj: Hajde të du fort vllao.

4— Avdylaj komandon drejtuesit e administratës

Avdylaj telefonon Elton Arbanën dhe me ton të irrituar i kërkon të ndërhyjë tek Artur Çela, drejtor në Bashkinë Durrës, për të ndaluar vënien e gjobava në një fermë në Sukth. Avdylaj thotë se nuk është Dako, pasi është me Edi Ramën në Zvicër, dhe nuk ka se ku ta telefonojë. Për këtë arsye po telefonon Arbanën.

Avdylaj:Ore ka shkuar në fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba (Drejtori i INUK në Durrës, Artur Cela). Po nuk është Gjushi aty, o me Edin në Zvicër. A më kupton?! Se çkam ca me ashu….

Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro icik këtë. Thuaji ke bë gabim që ke shku aty në fermë se nuk është Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë skam ku marr.

Arbana: Direkt tashti e marr unë.


Më poshtë bisedat e plota

Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Ivo Doçi, Drejtor në Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD), zona Shijak.

Avdylaj telefonon Doçin dhe i kërkon atij të bëjë një listë me nëpunësit e UKD-së, që janë mbështetës të Partisë Demokratike në mënyrë që “t’i shkundë ato”: të votojnë për Dakon, përndryshe do të largohen nga puna. Nga mënyra e të folurit, kuptohet që Avdylaj dhe Doçi njihen që më parë.

Avdylaj tregon se në momentin e telefonatës është ulur me Elton Arbanën (Kryetar i PS në Shijak, dhe sot kandidat për Bashkinë e Shijakut). Avdylaj tregon ka takuar kryebashkiakun Dako më parë atë ditë.

Avdylaj: Isha içik tek ai (Vangjush Dako) sot në Durrës. Jam këtu me Elton Arbanën dhe Dor Gallain. Nesër kur të kesh kohë du me fol içik për atë listën ca ke aty punonjës dhe kundra, që mund t’i kesh të PD-së aty te puna.

Doçi: Kuptoj

Avdylaj: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra.

Doçi: I kam nda unë. I kam gati.

Avdylaj: Se ne duhet me i thirr atyre që t’i tundim nga icik. O ke puna, t’na japin votën. O të ikin të shtëpia.

Doçi: I kam gati të gjitha. Edhe kush ka hy në punë, dhe kush ka qenë. I kam kshu me kompjuter.

Avdylaj: Du t’mi qethësh.

Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër ty.

Avdylaj: Natën. Na fal për…

Doçi: Ca thu me burrë, ca na fal… Je i modh.

Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Ardian Kokomani (Kryebashkiaku aktual i Shijakut), më 28 mars 2017 

Astrit Avdylaj telefonon Kokomanin për ta njoftuar se do të jetë të nesërmen në një takim me kryebashkiakun Dako, për të diskutuar se si mund të përfshijnë Ilir Ndraxhin në listën e deputetëve. Avdylaj i kërkon Kokomanit të jetë i pranishëm në takim.

Avdylaj: Si je kryetar?

Kokomani: Si ke qenë ti? Jam akoma ktej sa kemi mbaruar po hamë akoma drekë.

Avdylaj: E di pse të mora unë? Nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit. Unë, ti, Gjushi, Iliri (Ilir Ndraxhi), vllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës. Prandaj të kam marrë sot….

Kokomani: në orën 10 më duket se është dhe 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish futbollisti jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe të takojmë atje.

Avdylaj: Do takohemi në një kafe

Kokomani: Pa merak.

Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim, ishte dhe Juli… e kupton? Të jesh edhe ti se normal po s’ishe ti.. a më kupton?

Kokomani: kuptoj. Titi pa merak se do jem dhe në ceremoni dhe do jem atje. Pa merak.

Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Elton Arbanës më 31 mars 2017

Avdylaj telefonon Arbanën dhe me ton të irrituar i kërkon të ndërhyjë tek Artur Çela, drejtor në Bashkinë Durrës për të ndaluar vënien e gjobava në një fermë në Sukth. Avdylaj thotë se nuk është Dako, pasi është me Edi Ramën në Zvicër, dhe nuk ka se ku ta telefonojë. Për këtë arsye po telefonon Arbanën.

Nga mënyra e të folurit, Avdylaj duket shumë i revoltuar dhe urdhëron Arbanën të telefonojë drejtorin. Arbana i thotë se do ta telefonojë drejtorin “direkt”.

Avdylaj:E njef atë të INUK-ut? Atë Drejtorin?

Arbana: E njof mor. Dallëndyshja?

Avdylaj: Leje Dallëndyshen. Këtë të Durrësit, ca është ky I Durrësit Artur….

Arbana: Artur Çela? I Bashkisë? Po e njoh

Avdylaj: Po ska qenë aty Vangjushi se unë isha dje me Edin o vlla. Merre o vlla thuaji o b****** se ke shku aty tu I vënë gjoba në  ferm  nga 5 milionë lekë. Tashti se nuk është Vangjushi këtu.

Arbana: Mua më kanë hequr, u bënë nja katër ditë. Ta marr ne telefon te kush?

Avdylaj:Ore ka shkuar në fermë të Sukthit, ka shku tu vënë gjoba. Po nuk është gjushi aty, o me Edin në Zvicër. A më kupton?! Se çkam ca me ashu….

Arbana: Ke ndonjë emër konkret? Kujt i ka vënë [gjobë]?

Avdylaj: Ore i ke vënë thuaji, atje në fermë, ke bë gabim thuaji. Ktheji gjobat thuaji, mos vej gjoba. Se nuk është Vangjushi aty a më kupton

Arbana: Ja ta marr tani direkt.

Avdylaj: Je tu bë gabim or pis thuaji. Se sdua ta marr vetë në telefon.

Arbana: E mor unë. Po ti se ke marrë vesh se para një jave më hoqën.

Avdylaj: Nuk e di o vlla, kur si qysh tek?

Arbana: Më hoqën se isha te INUK-u dhe ndërhyna për këto…

Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro icik këtë. Thuaji ke bë gabim që ke shku aty në fermë se nuk është Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë skam ku marr.

Arbana: Direkt tashti e marr unë.

Avdylaj: Mirë pra faleminderit.

Biseda ndërmjet Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt:

Në përgjim del se, Kryebashkiaku Dako i kërkon Astrit Avdylajt të shkoj me të në Ishëm për të takuar votuesit, në këmbim Astrit Avdylaj i kërkon Dakos që të mbarojë një punë për të në Hipotekë.

Ndërkohë, nga biseda del se Avdylaj, jo vetëm takohet dhe ka miqësi me drejtuesit e institucioneve publike në Durrës, por ai është shumë i afërt me Dakon, madje në një moment duket sikur ai e urdhëron Dakon.

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbremë vëlla, se keni takuar Ramën dje, keni ndejtë, jeni kënaq.

Vangjush Dako: Eeeeehhhh. Ça bëhet?

Astrit Avdylaj: Ça bëhet? Ku je?

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Më thuaj

Dako: Thuaj byrazerit unë po iki tani në Ishëm për tek ata cunat.

Avdylaj: Do ta lejm pak më vonë, se tani jam me cunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj: Këtej nga Hipoteka po pres Anin. Ani do vij të të takoj ty drejtor apo jo?

Dako: Vath Alla është aty me ty?

Avdylaj: po Vath Alla është këtu me mua, drejtpërdrejt, në tavolinë. Po na dëgjon tani.

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës, atëherë

Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka sesbën. Le të mbraojmë pak punë me Anin këtu. Po presim për Anin se do mbraonte punë në Bashki. Po pres këtu në drejtori, vëlla.

Avdylaj: Hajde të du fort vëllao.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>