Dje, Klodiana Lala dhe BIRN publikuan përgjimet ndërmjet Vangjush Dakos dhe grupit kriminal Abdylaj, për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare 2017. Nga këto përgjime, tani për tani, mund të themi pesë gjëra:
1— Kryebashkiaku Dako, një nga njerëzi më të afërt të Kryeministrit, tre herë kryebashkiak i Durrësit ka miqësi personale me Astrit Avdylaj, një njeri të dënuar për vrasje me 16 vjet burg, i liruar përmes raporteve mjekësore të dyshimta, një vrasës. Kryebashkiaku bisedon dhe drekon me Astrit Avdylaj.
Grupi kriminal i drejtuar nga Astrit Avdylaj dhe vëllai i tij u kap nga policia shqiptare më 21 tetor, me kërkesë të Gjermanisë për trafik kokaine nga Shqipëria në Gjermani.
2 — Anëtarët e grupit kriminal kanë marrë pjesë aktivte në manipulimin e zgjedhjeve, duke kërcënuar, duke manipuluar dhe duke paguar.
3— Kryebashkiaku Dako i ka falenderuar për kontributin në zgjedhje duke i dhënë kontrata publike dhe leje ndërtimi.
4—Prokuroria ka pranuar se ka pasur hetim për Vangjush Dakon, pa bërë të ditur se për cfarë. Por, Vangjush Dako jo vetëm është i lirë, por ka deklaruar për BIRN se Prokuroria nuk e ka thirrur asnjëherë.
5—Kryebashkiaku Dako është i lirë dhe vazhdon të qëndroj Kryebashkiak. Madje, për këtë çështje nuk është arrestuar askush.