Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori italian flet për ‘polemika të padobishme’ dhe mbështet gjykatat

Nga Exit News
Përgjimet e Ndragheta-s, ambasadori italian flet për ‘polemika të padobishme’ dhe mbështet gjykatat

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci tha në lidhje me përgjimet e Ndraghatas se duhet  “t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur”.

Bucci tha përmes Twitter-it se u takon atyre që të dallojnë faktet nga fjalët ndërsa shprehu mbështetjen maksimale për autoritetin gjyqësor shqiptar.

Ambasadori flet për “polemika të padobishme e të instrumentalizuara” që sipas tij nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.

Ai bëri thirrje për angazhim “përmes sjelljeve të duhura” në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s dhe publikimi përgjimeve ngrit dyshime për pastrim parash në Shqipëri, përmes tenderëve korruptivë dhe lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>