Përgjimet e Ndraghetas, PD akuzon Ramën dhe Veliajn se po fshehin të vërtetën

Nga Exit News
Përgjimet e Ndraghetas, PD akuzon Ramën dhe Veliajn se po fshehin të vërtetën

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, se po përpiqen t’i mbyllin gojën kujtdo që thotë të vërtetën lidhur me skemën e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri.

Pasi Veliaj paralajmëroi padi për shpifje për Grida Dumën, lidhur me kërkesën e saj ndaj SPAK për të hetuar lidhjet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës me mafian italiane, Partia Demokratike ka reaguar në Facebook duke u shprehur se nuk do të heshtë.

“Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.”

Në një konferencë për shtyp, ish-deputetja Duma kërkoi në emër të PD-së që SPAK të nisë sa më parë hetimet për lidhjet e Bashkisë Tiranë dhe qeverisë Rama me anëtarët e mafies italiane.

Veliaj ka mohuar të ketë dhënë leje i ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme.

Më herët Veliaj i quajti “çudira fushate” përgjimet e dala nga antimafia italiane.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>