Përgjysmohen rastet e vdekjeve nga Covid në Itali

Nga Exit News
Përgjysmohen rastet e vdekjeve nga Covid në Itali

Italia raportoi 344 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën në krahasim me 718 një ditë më parë, sipas Reuters.

Numri ditor i infeksioneve të reja ra në 17 567 krahasuar me 18,938 një ditë më parë, tha ministria e shëndetësisë.

Italia ka regjistruar 113,923 vdekje të lidhura me Covid-19 që nga shkurti i vitit të kaluar.

Ajo radhitet e vendi i dytë për numrin e lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë dhe i shtati  në botë.

Vendi ka regjistruar qysh prej fillimit të pandemisë rreth 3.75 milion raste me Covid-19.

Ndërkohë, në spitale numri i pacientëve të shtruar të shtunën ishte 27,654 pa përfshirë ata në kujdesin intensiv.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme