Përjashtohen nga TVSH-ja, kompanitë që do të përfshihen në rindërtim

Përjashtohen nga TVSH-ja, kompanitë që do të përfshihen në rindërtim

Komisioni i Ekonomisë vendosi dje përjashtimin nga TVSH e importit për kompanitë e ndërtimit të përfshira në projektin e rindërtimit të banesave të rrëzuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në kuadër të rindërtimit të banesave kemi propozuar që të përjashtohen nga TVSH e importit subjektet që do të merren vetëm me rindërtimin e banesave. Gjithçka çdo përjashtim do të bëhet me autorizim të këshillit të ministrave. Përjashtohen nga TVSH të gjithë këta subjekte përgjatë periudhës së rindërtimit.

Përjashtimi nga TVSH duhet të shoqërohet edhe me ulje të çmimeve të mallrave të ndërtimit që do të përdoren për rindërtimin”, deklaroi deputeti socialist Arben Ahmetaj.

Komisioni i Ekonomisë miratoi gjithashtu edhe kalimi e 170 milionë euro nga buxheti i qeverisë për fondin e rindërtimit. Nga këto 170 milionë, rreth 100 milionë euro do të financohen direkt nga buxheti i shtetit dhe 70 milionë euro nga donacionet. Do të preket buxheti i investimeve në infrastrukturë. Ndërsa buxheti i investimeve në Ministrinë e Shëndetësisë nuk do të preket.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>