Përkeqësohet parashikimi: Ekonomia e BE-së do të ulet me 8.3% në 2020

Nga Exit News
Përkeqësohet parashikimi: Ekonomia e BE-së do të ulet me 8.3% në 2020

Komisioni Evropia ka parashikuar rënien ekonomike për vendet e BE-së për gjysmën e dytë të vitit 2020. Italia do të preket më shumë se çdo vend tjetër i BE-së, me një rënie prej 11,2 përqind të PBB-së, rreth 200 miliardë euro humbje.

Komisioni Evropian parashikoi se ekonomia e 27 vendeve të BE-së do të preket këtë vit, duke rënë deri në 8.3 përqind, dhe do të ngrihet me 5.8 përqind në 2021.

Në maj, Komisioni vlerësoi se PBB-ja e rajonit do të ulej me 7.4 përqind dhe do të ngrihejë me 6.1 përqind në 2021. Parashikimet janë përkeqësuar dy muajt e fundit pavarësisht hapjes së ekonomisë së vendeve.

ùKomisioni tha të martën se aktiviteti ekonomik pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit, megjithëse do të mbetet “i paplotë” dhe “i pabarabartë” në pjesën e masave të distancimit social.

Italia më e prekura

Italia do të preket më shumë nga të gjitha vendet e tjera, me 11.2 përqind rënie të PBB-së, këtë vit. Italia e hapi ekonominë në maj, por turizmi dhe të gjitha shërbimet e lidhura me të kërkojnë kohë të ringrihen. Kjo pritet të ndikojë në uljen e ekonomisë. Por, sidoqoftë, Komisioni parashikon ngritje ekonomike në 2021 me 6.1 përqind për Italinë.

Spanja dhe Franca

Franca dhe Spanja gjithashtu pritet të preken nga kriza e Covid-19.  Brukseli parashikon ulje me 10.6 përqind dhe 10.9 përqind respektivisht.
Krahasimisht, në maj, Komisioni Evropian e vlerësoi rënien me 8.2 përqind dhe 9.4 përqind në PBB për ekonomitë respektive.

Fondi Ndërkombëtar Monetar tha se në qershor, ekonomitë e 19 vendeve të zonës së euros, do të tkurren me 10 përqind në 2020-ën. Ekonomia e Francës, Italisë dhe Spanjës mund të tkurret me 12 përqind, këtë vit, sipas FMN-së.

Gjermani

Gjermania, ndërkohë, është i vetmi vend në zonën e euros që do të ketë rritje të ekonomisë. Sipas, Komisionit, ekonomia e Gjermanisë do të tkurret me 6.3 përqind dhe jo me 6.5 përqind sipas parashikimit. Kjo për shkak të masave stimuluese të marra nga qeveria në qershor.

“Gjermani morri masa të tjera për të stabilizuar ekonominë në pritje të një shpërthimi të dytë të pandemisë. Përgjigjia fillestare në mars përfshinte mbështetje financiare për kompanitë në formën e garancisë sovrane, shtyrje e taksave, grante për bizneset e vogla dhe zgjerim i skemës së punësimit me koha të shkurtër. Në fillim të qershorit qeveria lajmëroi një paketë stimujsh fiskalë për rreth 130 miliardë euro”, tha Komisioni në deklaratën për shtyp ditën e martë.

Fondi i rimëkëmbjes

Për të nxitur ekonominë, BE po punon për një plan të paprecedentë stimujsh fiskalë. Sidoqoftë, qendrimet e ndryshme të 27 drejtuesve të BE-së do të thotë se ende duhet të gjendet kompromisi. Ata do të mblidhen në Bruksel javën e ardhshme për të diskutuar mbi paketën prej 750 miliardë euro ndihmë për vendet e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>