Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Nga Exit News
Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Reshjet e vazhduara të shiut kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Sipas të dhënave të Bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur në 3585 hektarë, nga 3005 që ishte një ditë më parë.

Bashkia përsëriti thirrjen ndaj qeverisë për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për zonën e Dajçit dhe Anës së Malit, ku përmbytjet po shkaktojnë dëme të rënda.

Niveli i ujit në hidrometrin e Dajçit dhe Liqenin e Shkodrës ka kaluar mbi nivelin maksimal.

Krahasuar me një ditë më parë, është rritur niveli i ujit me 6-9 centimetra.

Situata në fshatrat Obot, Ana e Malit, Muriqan dhe Goricë vazhdon të jetë e vështirë.

Rruga e fshatit Obot vazhdon të jetë e pakalueshme, pasi pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur në 1.2 metra.

Në oborrin e shumë banesave në Obot, uji arrin në lartësinë 60 centimetra.

Për shkak të përmbytjeve, ujësjellëso Oblika 1, që furnizon fshatin me ujë të pijshëm, nuk punon.

Po ashtu, në Goricë niveli i ujit ka arritur në 40 centimetra.

Në Dajç, disa rrugë që lidhin fshatrat Shirq- Darrgjat janë bllokuar, pasi uji ka arritur në nivelin e 1,3-1,5 metra.

Oborret e rreth 110 shtëpive janë përmbytur.

Bashkia bëri thirrje për ndihma në furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, për fshatrat Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>