Kandidatët e Nismës Thurrje zhvilluan aktivitet e tyre elektorale të enjten.
Nisma Thurrje prezantoi Borana Tartarin, kandidate për qarkun e Tiranës.
Boris Shakaj kandidat i për deputet i Nismës Thurrje prezantoi projektligjin numër 7 të Nismës Thurrje.
“Parlamenti vendos në faqen e vet zyrtare një hapësirë, e cila mund të përdoret nga zgjedhësit për të nisur një peticion zyrtar, në lidhje me kalendarin e punimeve të kuvendit”, tha ai.
Shakaj sqaroi se në rast se një çështje merr mbështetjen e 5000 votuesve, Kuvendi është i detyruar ta përfshijë atë në rendin e ditës, së mbledhjes më të afërt duke iu dhënë mundësi deputetëve ta diskutojnë atë në seancë plenare.