Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Elton Debreshit, 22 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Elton Debreshit, 22 prill

Kandidati i pavarur në Dibër Elton Debreshi zhvilloi disa aktivitete të enjten në qarkun e Dibrës.

Debreshi zhvilloi një takim në Sopot, ku u prit nga shumë minatorë, ish minatorë e banorë të të gjitha moshave.

“Diskutuam se bashku për hallet e fshatit, mungesën e perspektives dhe faktin qe miratimi i Statusit te Minatorit do t’i jepte gjallëri krejt krahinës sonë”, tha Debreshi në Facebook.

Ai falënderoi aktivistin e sindikatës Unia Xhafer Sejdiun për mbështetjen që i ka dhënë Debreshit në kandidimin e tij.

Ai së bashku me mbështetësit e tij ishin në fshatin Muhur. Ata diskutuan mbi problemet e fshatit.

“Nje nder problematikat kryesore me te cilat duhet te përballet kjo zone është përmbytja e tokave bujqesore nga ndertimi i hidrocentralit te Skavices”, tha Debreshi. Ai theksoi se shfrytëzimi pa kritet i burimeve ujore të Dibrës në ndërtimin e HEC-eve është ndër pikat kryesore të programit të tij politik.

“Kjo ka sjelle jo vetëm përmbytjen e tokave bujqësore, por edhe tharjen e burimeve qe shërbejnë për ujë te pijshëm dhe për vaditje, qe ka sjelle braktisjen e shume fshatrave nga banoret vendas. Zëri im ne Parlamentin e Shqipërisë do dëgjohet për këto halle”, tha Debreshi.

Debreshi zhvilloi të enjten një takim me ish ministrin grek Yanis Varoufakis.

Yanis Varoufakis aktualisht drejton partinë Mera25, e cila ka shprehur mbështetjen ndaj kandidimit të Debreshit.

Debreshi njoftoi përmes një postimi në Facebook se në takim folët për “përpjekjen tonë për të përfaqësuar zërin e minatorëve dhe të gjithë banorëve të Dibrës në Parlament”.

Në takim ishin dhe pjesëtarë të tjerë të partisë së Varoufakis. Debreshi tha se mori mbështetjen e tyre të plotë.

“Gjithashtu folëm edhe për problematikat me të cilat përballen punëtorët në vende të ndryshme të botës, sidomos emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi dhe nevojës që kanë për organizim sindikal”, tha Debreshi në postimin e tij në lidhje me takimin.

Përmes një postimi, Debreshi falënderoi për mbështetjen edhe pedagogun dhe aktivistin e Organizatës Politike Arlind Qorin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>