Përmbledhje e aktivitetit elektoral të LVV, 20 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit elektoral të LVV, 20 prill

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Vetëvendosja në Shqipëri zhvilluan disa aktiviteteve elektorale të martën.

Kandidati i pavarur për Tiranën Boiken Abazi prezantoi pikën 6 të programit të tij. Pika 6 e programit të tij ka të bëjë është  kundër Partneritetit Publik-Privat” si dogmë e privatizimit të pasurisë publike”

“PPP-të janë strategjia tinzare që privatizon fitimin, i cili shkon te oligarkët që kanë kapur shtetin dhe te miqtë e pushtetarëve, ndërkohë që shtetëzon humbjen, e cila u mbetet në kurriz gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke varfëruar edhe ata që ende nuk kanë lindur”, shprehen Abazi.

Ai u zotua se do të ndërmarrë  nisma parlamentare për ta nxitur gjyqësorin të zbulojë se çfarë ka ndodhur me pronën private dhe atë publike gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri.

“Po ashtu do të këmbëngulim për themelimin e komisioneve hetimore që shqyrtojnë procesin e privatizimit të burimeve natyrore, që ka çuar në shkatërrimin e ekonomisë publike, industrive e minierave, rrënimin e mjedisit dhe varfërimin e krahinave të tëra, ngaqë nuk janë përmbushur as zotimet kontraktuale për investim, zhvillim e punësim, e as ato për dëmshpërblim”, njoftoi Abazi.

Kandiati i pavarur në Lezhë Iliaz Shehu mbajti një konferencë për media për çështjen e HEC-eve.

“Pavarësisht se vazhdojmë të jemi brenda periudhës së fushatës zgjedhore mund ta themi pa mëdyshje se fushata jonë ia ka arritur më së miri që të jetë në nivelin e pritshmërive që kemi patur paraprakisht. Fushata jonë mori një drejtim tjetër mbas protestës së Thirrës kundër HEC-it, protestë të cilës i doli në mbështetje Lëvizja VETËVENDOSJE”, tha ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>