Kandidatët e LVV në Shqipëri të cilët kandidojnë si të pavarur zhvilluan të enjten disa aktivitete elektorale.
Albin Kurti, Kreshnik Merxhani, Iliaz Shehu dhe Boiken Abazi, zhvilluan një aktivitet të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit.
Kurti iu bashkua aktivitetit online dhe shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatëve.
Kurti i shpreh se ata i bashkon ideja kombëtare. Kreu i LVV në Kosovë e cilësoi fushatën e LVV të tre kandidatëve si fushatë model.
Sipas tij ata të tre nuk kanë përdorur sharje ndaj kundërshtarëve por kanë folur mbi programet e tyre dhe me kritike e jo me sulme.
Ai tha se partitë e vjetra kanë përdorur vetëm sulme. Por brenda partive ka njerëz të ndershëm tha Kurti, të cilët i ftojmë të bëhen pjesë e LVV. Kurti tha se LVV në Shqipëri do të rritet.
Kreshnik Merxhani, kandidat i pavarur në Gjirokastër bëri thirrje për ndaljen e mbeturinave në Vjosë.
“Në urat mbi lumin Vjosë, vendosëm thirrjet për mbrojtjen e Vjosës, duke shpërfaqur edhe njëherë kërkesën e qytetarëve të kësaj zone dhe zërin e shumë aktivistëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e një nga pasurive më të rralla kombëtare dhe jo vetëm”, tha ai.