Përmbledhje e aktivitetit elektoral të LVV, 23 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit elektoral të LVV, 23 prill

Dy ditë para zgjedhjeve kandidatët e LVV zhvilluan aktivitetet e tyre të fundit përpara zgjedhjeve të 25 prill.

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi shpërndau një intersitë të tijën për Kosova press.

Ai foli për programin me 13 pika, fushatën elektorale dhe pritjen entuziaste të qytetarëve të Qarqeve Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër. “Abazi ka folur gjithashtu për frymën, vizionin dhe projektin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, për avancimin e projektit të bashkimit me Kosovën përmes integrimit në sektorët ekonomikë, energjitikë, strategjikë, etj”, thuhet në njoftimin e LVV.

Kandidati i pavarur i Gjirokastrës Kreshnik Merxhani mbajti një qëndrim duke u shprehur “Nu mund ta ndlani lëvizjes e Vjosës”

“Sot, me shumë aktivistë, dashamirës të natyrës dhe pasurive tona kombëtare, veçanërisht Vjosës, kemi kryer një aksion simbolik sa i përket mbrojtjes si trashëgimi europiane kombëtare e vijmë me një propozim që ne e kemi prej kohësh: Vjosa si një pasuri UNESCO, si një pasuri miks midis natyrës dhe trashëgimisë, sepse në Vjosë kemi dhe gjithë ato pasuri të mëdha të trashëgimisë kulturore – Vjosë e Drino (Gjirokastra si UNESCO)”, tha ai. Merxhani shpjegoi se ajo që i shqetëson përveçse ndërtimit të digave që i aviten Vjosës për t’ia ndalur lëvizjen e për t’i ndalur rrjedhën – të cilën e nuk do ta lejojmë asnjëherë – është edhe çështja e mbeturinave. “Qytetarët, që nga rrjedha më e sipërme e deri në fund, tregohen korrektë duke i hedhir mbeturinat në kosh por pushteti, veçanërisht bashkitë, i hedhin ato në lumë. Kjo është e papranueshme sepse, përveçse dëmtimi që i bëjmë Vjosës, është edhe shpërdorimi i një qytetarie që e dallon krejt qarkun tonë e krejt krahinën. Prandaj ne i themi ‘JO’ mbeturinave në Vjosë, ‘JO’ digave, i themi ‘JO’ ndalesës së lëvizjes së lumit Vjosë”, tha ai duke bërë thirrje për bashkim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>