Përmbledhje e aktivitetit të LVV, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit të LVV, 19 prill

Kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri zhvilluan disa aktivitete elektorale të hënën.

Kandidati i pavarur në Gjirokastër Kreshnik Merxhani ishte në Përmet të hënën.

“Aktivistët e Lëvizjes sot po takojnë qytetarët e Përmetit. Mirëpritja është e jashtëzakonshme dhe vullneti për ndryshim po ashtu. Në çdo rrugicë e në çdo derë aktivistët po shpërndajnë programin 13 pikësh, duke ofruar kështu të vetmen alternativë ndryshe”, njoftoi LVV.

Kandidati i pavarur në Lezhë Iliaz Shehu shpërndau një video ku foli për mundësitë e turizmit në Lezhë. Ai zhvilloi takime me qytetarët te Pazari i Milotit. LVV reagoi për ngjarjen ku mbetën të plagosur 5 besimtarë myslimanë në xhami.

“Ndoqëm me shqetësim qytetar lajmet mbi sulmin ndaj besimtarëve në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë dhe ndaj kalimtarëve jashtë xhamisë. Urojmë me gjithë zemër që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt. Shqipëria është dhe do të jetë vend që respekton liritë e individëve e bashkësive, sa i përket besimeve, bindjeve, institucioneve e traditave të tyre”, tha LVV.

Kandidati i pavarur në Tiranë, Boiken Abazi së bashku me aktivistë të LVV realizoi takime në Don Bosko.

“Bashkë me dhjetra aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u realizuan sot me qindra takime me banorë të lagjes “Don Bosko” në Tiranë, për 13 pikat tona programore dhe zgjedhjet që po afrohen. Drekën e hëngrëm me aktivistët në një restorant me vetëshërbim në qendër të lagjes, ku vazhduam diskutimet mbi projektin e Lëvizjes dhe synimin tonë për fitore”, tha Abazi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>