Kandidatët e Nismës Thurrje zhvilluan të premten disa aktivitete elektorale të premten.
Rigerta Loku kandidate në qarkun e Lezhës shpjegoi projektligjin për demokratizimin e bujqësisë numër 16 te Nisma Thurje.
Klodiana Zhubi , kandidate e Nismës Thurrje për qarkun Tiranë prezantoi projektligjin numër 21:
- E drejta për energji elektrike dhe ujë trajtohet si e drejtë natyrore.
- Për familjet që janë me ndihmë ekonomike, shteti garanton energji falas deri në nivelin e nevojshëm për garantuar ndriçimin.
- Për familjet që janë me ndihmë ekonomike shteti garanton ujë falas deri në sasinë minimale për të plotësuar nevojat jetike.
- Përjashtimin e çdo takse që sot mblidhet përmes faturave të energjisë elektrike apo ujit.
- Decentralizimin dhe demokratizimin e prodhimit të energjisë elektrike, duke promovuar, inkurajuar dhe mbështetur prodhimin e energjisë përmes diellit dhe erës.