Kandidatët e pavarur të mbështetur nga LVV në Shqipëri zhvilluan disa aktivitete të mërkurën.
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri dënoi dhunën në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
“Fushata zgjedhore nuk duhet të jetë kronikë e zezë. Ngjarja e ndodhur në Elbasan, dhe para saj ajo në Kavajë, janë të dënueshme dhe të gjithë po distancohen prej tyre, mirëpo ato nuk kanë ndodhur të shkëputura prej frymës së përgjithshme të politikës së vjetër që tash e tridhjetë vite mbjell dhunë e hasmëri te shqiptarët”, deklaroi LVV.
Kandidati i pavarur për Gjirokastrën Kreshnik Merxhani mbajti një konferencë për media në Përmet për t’i thënë jo “mbeturinave, digave”.
“Tirana duhet mbrojtur me çdo kusht nga betonizimi, ndërtimi pa kritere dhe shkatërrimi i mëtejshëm i hapësirave publike dhe trashëgimisë kulturore”, deklaroi kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi.
Ai foli për domosdoshmërinë e ndalimit të këtij krimi urban.