Përmbledhje e takimeve elektorale të kandidatëve të LVV, 12 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të kandidatëve të LVV, 12 prill

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri zhvilluan takime në Tiranë, Gjirokastër dhe në Lezhë.

Kandidati i pavarur në Gjirokastër Kreshnik Merxhani shpërndau informacion për kandidimin e tij tek banorët e zonës. Ai i njohu ata me kandidimin e tij dhe programin .

“Për një Shqipëri pa varfëri, na duhet puna. Për çlirimin e tregut prej monopoleve. Kundër privatit i cili vepron pa konkurrencë, që merr atribute sundimi e fitimi total”, tha Merxhani në një njoftim në Facebook.

Kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi ishte në Kavajë.

“Vizita jonë dje në Kavajë merr kuptimin e projektit kombëtar për të cilin dha jetën dëshmori i kombit Indrit Cara – “Ushtar Kavaja”. Babai i Indritit, z. Lulzim Cara, edhe pse 83 vjeçar, doli të na priste që në mëngjes dhe doli sërish të na përshëndeste në fund. E falenderojmë nga zemra. Idealin për të cilin dha jetën djali i tij, sot po e çon përpara Lëvizja VETËVENDOSJE”, tha ai në një njoftim në Facebook.

Kandidati i pavarur në Lezhë Iliaz Shehu bëri thirrje për lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë një proteste kundër HECeve.

“Kemi disa kohë po e themi, por le ta rithemi: Ky pushtet ka tashmë shumë kohë që shtetin dhe institucionet i ka vënë në funksion të vetvetes dhe jo në funksion të qytetarëve, vendit apo kombit. Pikërisht kjo gjë ndodhi edhe dje gjatë dhe pas protestës së banorëve të Thirrës kundër HEC-it, protestë të cilës iu bashkua edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duke e mbështetur”, tha ai në një njoftim në Facebook.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>