Përmbledhje e takimeve elektorale të kandidatëve të LVV, 7 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të kandidatëve të LVV, 7 prill

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, zhvilluan të mërkurën takime në qarqet ku ata kandidojnë.

Kandidati i pavarur Boiken Abazi, i cili kandidon në Tiranë ishte të mërkurën në disa lagje të Tiranës së bashku me aktivistë të tjerë të LVV.

“Në rrugët e rrugicat e këtyre lagjeve të rëndësishme për Tiranën po takohemi me qytetarët e po diskutojmë për programin dhe kandidaturën. Qytetarët e Tiranës, të të gjitha moshave, të ardhur apo denbabaden, janë më të guximshëm se çdo pushtet që ka abuzuar me Tiranën, por edhe mikpritës për aktivistët e Lëvizjes”, shprehet Abazi.

Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës Kreshnik Merxhani zhvilloi takime në zonën e Pazarit të Vjetër në Gjirokastër.

“Askush nuk ikën nga ky vend i mirë e i bukur pse nuk dëshiron të jetojë këtu, por vetëm nga pafuqia e halli”, shprehet Merxhani.

Kandidati i pavarur në qarkun e Lezhës Iliaz Shehu gjithashtu zhvilloi takime me banorët ku i informoi për kandidaturën e tij.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri nuk është regjistruar si parti. Ata zgjodhën të kandidojnë si deputet të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme