Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 16 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 16 prill

Kandidatët e LSI zhvilluan të premten disa takime elektorale në disa qytete të vendit.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbështeti apelin e Komunitetit Mysliman dhe Kishës Katolike të Shqipërisë lidhur me rëndësinë e votës.

Ajo ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare më 25 prill dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.

Kandidatja e LSI për Qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha prezantoi programin e LSI për rininë.

“Programi i LSI për rininë është ai që jep shpresë  dhe siguri për një arsim cilësor të lidhur me tregun e punës”, tha Gjosha.

Kandidatja e LSI në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj shpërndau informacion mbi kandidimin e saj.

“Një shëtitje në Pedonalen e Fierit me ekipin e LSI. Ngrohtësia dhe mikpritja e qytetarëve të Fierit na siguron fitoren madhështore në 25 Prill.  Arsim cilësor, punë të mirë paguara dhe një standart jetese më të mirë janë e ardhmja e Fierit dhe e gjithë Shqipërisë”, tha Mehmetaj.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte të premten në Laprakë. “Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullësisë.  Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Endrit Braimllari ishte në Kolonjë.

“Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm.  Socialistët kane një siguri për veten e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha ai.

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama u takua me qytetarë të Vlorës në lagjen “Muradie”, teksa e cilësoi 25 prillin, ditën e madhe të fitores.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>