Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 17 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 17 prill

Kandidatët e LSI zhvilluan të premten disa takime elektorale në disa qytete të vendit.

Kandidatja për deputete në Vlorë, Griseida Myslimi tha në takimet me qytetarë se do të çoj në parlament zërin e të gjitha vajzave, djemve vlonjatë.

Në fjalën e tij me zgjedhësit e Vlorës, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ftoi të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim duke theksuar faktin që është forca politike që ka bërë ndryshimin.

Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari zhvilloi takime me biznesin fason ku premtoi përkrahje dhe subvencione.

Florida Kërpaçi, kandidate e LSI në Tiranë, foli për programin e mbështetjes për biznesin e vogël.

“Nuk mungoi as biseda për programin e LSI-së, me të cilin bizneset me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë të reja, do të trajtohen si biznes i vogël, me TVSH 0% dhe tatim mbi Fitimin 0%, që ata të punojnë të qetë për të mbajtur familjen”, tha Kërpaçi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>