Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI, zhvilluan të hënën disa takimeve elektorale.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte në njësinë numër 5. Ajo deklaroi nga aty se socialistët do të votojnë për LSI më 25 prill.
“Forca e ndryshimit të madh qëndron në zemrat dhe karakterin e çdo shqiptari. Ne jemi një popull i pamposhtur që dimë t’i tregojmë vendin të keqes”, tha Kryemadhi.
Nënkryetarja e LSI, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Vlorës dhe Fierit.
“Forca e LSI buron nga fuqia e grave dhe vajzave. Ndaj vajzat dhe gratë e Vlorës, Fierit por edhe të gjithë Shqipërisë në 25 Prill do të votojnë LSI”, tha ajo.
Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu zhviloi një takim me të rinjtë.
“Të rinjtë janë ata që përcaktojnë të ardhmen e një kombi”, tha ai.
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të hënën se “koha e fuksave të Ramës ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.
Vasili tha se njësia numër 5 në Tiranë e ka marrë tashmë vendimin, për fitoren vendimtare të LSI-së.